Poloni, 30 korrik 2014 – Duket se çudirat nuk kanë të sosur! Një prift ka deklaruar se po merr mesazhe kërcënuese nga një demon pasi e dëboi atë me anë të egzorcizmit nga një vajzë e re.

Ati Marian Rajcher nga Jaroslaw të Polonisë, është shprehur se demoni u mërzit pasi prifti morri më të mirën prej tij, ndaj dhe ka nisur një fushatë kërcënimesh me anë të telefonit.

“Mbylle gojën predikues, ti nuk shpëton dot veten tëndë, idiot! Plakush predikues, patetik”, ky është nga mesazhet që prifti ka marrë në telefonin e tij.

Në një tjetër mesazh shkruhej: “Ajo nuk do të mund të dalë nga ky ferr. Ajo është e imja! Kushdo që lutet për të do të vdesë.”

Duke folur për mediat lokale, Ati Rajchel tha se demonët janë adaptuar tashmë me “teknologjinë moderne”, megjithatë ai pranoi faktin se mesazhet ishin dërguar me shumë mundësi nga një njeri që ky demon ka poseduar tashmë.

“Autori i këtyre mesazheve është një shpirt i lig që ka pushtuar atë”, deklaroi ai.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/