Ndonëse ishte një gjë që e dinim, tashmë është edhe zyrtare… si i thonë ndryshe, me firmë dhe vulë. E dinim sepse është një gjë që e shohim përditë në rrugë… duket sikur modelet më të fundit të markës gjermane të autoveturave Mercedes-Benz më parë dalin në rrugët e Shqipërisë se sa në vendet e tjera…

Firma dhe vula kanë ardhur nga agjencia “CarWow”, e cila ka bërë një analizë të kërkimeve në internet për përdorimin e markave të makinave në botë. Në bazë të kërkimeve të kryera kanë rezultuar edhe preferencat mbizotëruese në secilin vend për markat e automjeteve. Në vendin tonë, marka që mbizotëron është gjermania Mercedes-Benz.

Në hartat e mëposhtme mund të gjeni edhe se cila markë makinash përdoret më së shumti në shtetet e tjera evropiane, ato aziatike, afrikane etj. Bie në sy fakti se rajoni i Ballkanit parapëlqen gjermanen tjetër, dhe bëhet fjalë për BMW, ndërkohë që shqiptarët, ashtu si tajlandezët, janë gati të bëjnë gjithçka për një Mercedes-Benz.