Një dasmë që nuk kaloi pa u vënë re! Lauren Sánchez, prezantuesja dhe e tashmë gruaja e Jeff Bezos, ka marrë titullin e shumëpritur, “Zonja Bezos”.
Ceremonia e saj e martesës me themeluesin e Amazon, të zhvilluar të premten në Venecia të Italisë, ishte një ngjarje e paharrueshme që tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës.
Por çfarë ndodhi pas kësaj?
Lauren bëri një veprim të papritur, duke ndryshuar menjëherë emrin në llogarinë “Instagram” në Lauren Sánchez Bezos dhe duke fshirë të gjitha fotot, duke lënë vetëm dy imazhe nga dasma e saj përrallore. Po ashtu, pas kuriozitetit rreth detajeve të martesës, dolën të dhëna të reja dhe befasuese që mund t’ju habisin!