Gjatë 24 orëve të fundit, Task Forca e OSHEE-së që vijon kontrollet në qytetin e Durrësit ka kapur 4 persona që vidhnin energji elektrike.

Dy prej rasteve janë në dy banesa në lagjen nr.11, ku ndaj një gruaje ka nisur procedimi, ndërsa ndaj pronarit tjetër është bërë shpallja në kërkim. Dy rastet e tjera janë në lagjet 14 dhe 17, ku njëri prej tyre është arrestuar në flagrancë, ndërsa pronari i banesës në lagjen nr.17 është shpallur në kërkim.

KATËR RASTET

*Më datë 16.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen A.D, vjeç 63, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr.11, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar me lidhje të paligjshme të  energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

*Më datë 16.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit L.B, vjeç 54, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 11, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal. 

*Më datë 17.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.D., vjeç 42, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, në banesë nga punonjësi të OSHEE-së, është konstatuar me lidhje të paligjshme të  energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

*Më datë 16.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit K.S, vjeç 65, banues në  Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr.17, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më herët gjatë ditës së djeshme, pronari i një lokali dasmash, Hajri K., u arrestua për vjedhje të energjisë elektrike, duke e përfituar atë në rrugë të paligjshme. Si dhe një abonent tjetër familjar, Muhamed S., i cili kishte debi prej 9 milionë lekësh, por u kap me një linjë të dytë të furnizimit me energji jashtë matjes.