Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar tatimpaguesit, që shumë shpejt do të mund të paguajnë edhe detyrimet online.
Detyrimet që do të mund të paguhen online janë:
Pagesa e TVSH-së nga biznesi
Tatimi i Fitimit i Biznesit
Tatimi i lojërave të fatit të biznesit
Tatimi mbi të ardhurat personale
Renta minerare e subjektit
Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin
Taksat kombëtare
Tarifat kombëtare
Tatimi i mbajtur në burim
Kontributet shoqërore dhe shëndetësore nga biznesi
Detyrimet globale
Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi të biznesit
Tatimi mbi të ardhurat personale nga biznesi
Mundësimi i pagesave të detyrimeve online do të shkurtojë kohën dhe do të lehtësojë veprimet e biznesit.