Kujdes nga të paaftët që bëjnë tatuazhe. Ky është apeli i lëshuar në rrjetin social Facebook në faqen “Tatuatori improvvisati. Fermiamoli. Pretendete professionalità”.
Administratorët e kësaj faqeje kanë publikuar “kryeveprat” e realizuara nga njerëz që hiqen se dinë të bëjnë tatuazhe. Publikimi i tyre ka për qëllim të denoncojë faktin se sa shumë abuzohet në këtë drejtim dhe njëkohësisht i tërheq vëmendjen sidomos të rinjve të drejtohen tek profesionistët kur duan të bëjnë një tatuazh.
Tatuazhi në rradhë të parë duhet të jetë art, prandaj me bërjen e tyre duhet të merren njerëz të aftë për këtë punë.
Në të kundërt rrezikoni të keni një “vulë” në lëkurë, si në fotot e mëposhtme.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/