Një person i shurdhër nuk të jep përshtypjen në pamje të parë, por vetëm në momentin kur dëshiron të hysh në bisedë.

Një vajzë ka menduar një mënyrë të veçantë për t’i bërë të ditur të tjerëve që nuk dëgjon nga një vesh. Me fantazi dhe sigurisht, një dozë ironie. 

Ka qënë vetë ajo që ka publikuar një foto në Imgur dhe që ka nisur të qarkullojë në të gjitha rrjetet sociale dhe është parë 1 milion herë në vetëm 24 orë. 

Por cila ka qënë zgjidhja për të përmirësuar jetën e saj të përditshme, sikletet dhe problemet me komunikimin? Një tatuazh pas veshit të majtë, që jep një mesazh të qartë: nuk dëgjoj. 

Vajza ka bërë tatuazh ikonën e audios me X. “Që kur nuk dëgjoj nga njëri vesh mendova se kjo do të ishte një mënyrë miqësore për t’i botës mbarë: mos më flisni nga veshi i majtë”.