Ishte apo jo Kiara, portreti i vajzës që Luizi ka bërë tatuazh në krahun e tij?
Kjo ishte dilema e ditës së sotme për fansat e çiftit dhe jo vetëm.
Komentet ishin të shumta, se tatuazhi nuk i ngjante aspak imazhit të Kiarës, teksa u përmendën edhe emrat e disa prej vajzave të ‘showbiz-it’.
Por këtë mbrëmje, në një postim në Instagram, Luizi duke treguar një gjysmë foto të Kiarës dhe tatuazhit dhe duke falenderuar tatuazhistin ju ka kthyer përgjigje njëherë e mirë të gjithë skeptikëve.
![](https://albeu.com/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-24-at-6.51.09-PM-300x524-1.jpeg)