Pas votimit në Parlament të ligjit për aeroportin e Vlorës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar qytetarët shqiptarë për këtë investim madhor që pritet të nisë.

Balla ka folur për gazetarët jashtë sallës së Parlamentit, dhe rreth tij ishin edhe disa deputete të LSI-së, me të cilat socialisti ka replikuar duke u thënë se janë shembulli më i keq i rinisë shqiptare.

Pasi deputetja Kejdi Mehmetaj e pyeti se “Pëse i pengove fjalën opozitës”?, Taulant Balla bëri këtë deklaratë:

“Këta, nëse ne, autoritetet shqiptare nuk do ta kishin ekstraduar njërin prej anëtarëve të një prej grupeve kriminale, sot do të ishin shtrirë barkas këtu. Ne jemi shumë të kënaqur për opozitën që kemi. Populli shqiptar nuk është i kënaqur për këtë opozitë që kemi. Këta janë si puna e asaj me gomarin, e do ujin e ngrohtë apo e do ujin e ftohtë. Po ja dhe ujin e ftohtë këtyre, këta këtë bëjnë. Pa ua dhe ujin e ngrohtë këtyre, të njëjtën gjë bëjnë.  Edhe tek ekstradimi kështu degradoi. U ekstradua, pse u ekstradua. Ju ka zgjedhur mirë Monika, jeni shumë të mira, jeni modeli më i keq që mund të ketë rinia shqiptare. Më vjen shumë keq që keni zgjedhur këtu të bëni kukuvajkat”.