Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me deputetin gjerman, Nikolas Label.

Në një konferencë të përbashkët për mediat nga kryesia e Kuvendit, Balla dhe Label folën për procesin e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Deputeti socialist e siguroi homologun gjerman se do të vijojë puna për plotësimin e kushteve dhe për të arritur progresin e kërkuar nga BE.

Do vazhdojmë luftën kundër krimit të organizuar.  Folëm për vettingun, ligjin për magjistratët dhe bojkotin e opozitës. Do të punojmë për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Me sfida dhe vështirësi do të vijojmë punën për reformën në drejësi. Falenderoj bundestagun për mbështetjen.