Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla  ka humbur një tjetër gjyq me fëmijët e Kryeministrit Sali Berisha.  Gjykata e Tiranës vendosi këtë të hënë 5 milion lekë gjobë me akuzën e shpifjes ndaj vajzës së Kryeministrit, Argita  Berisha. 
Një javë më parë Balla  u gjobit edhe me 10 milion lekë, pas padisë për shpifje  të burrit të Argitës, Jamarbër Malltezi.