27 prill 2015 – Një nga përfaqësuesit aktivë të Partisë Socialiste deri pak vite më parë, Taulant Dedja, ka reaguar gjithashtu për deklaratat e fundit të Ben Blushit. “M’u kujtua një shprehje e Budës se: tre gjëra nuk mund të fshihen për një kohë të gjatë: dielli, hëna dhe e vërteta. Nëse Beni do kishte folur me këtë gjuhë qysh me 2007, socialistet do kishin paguar shumë më pak kosto e shumë gjëra do të ridhnin ndryshe por … Megjithatë më mirë vonë se kurrë! Me sa duket Beni vendosi me ne fund "të ecë vetë"… Te shohim vazhdimin”, shkruan Dedja në një postim në Facebook. Ai ndërkohë thekson faktin se gabim i Blushit është ka preferuar të luajë i vetë. “Në politikë luhet me skuadër”, e mbyll oponionin e tij Taulant Dedja.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”