22 nëntor 2014 – Karabinierët e qytezës së Montarganos në Katania të Sicilisë arrestuan një italian 36 vjeçar dhe dy shqiptarë. Ata sapo kishin vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe vegla bujqësore në një banesë në Montargano, kur makina e tyre Fiat punto u blloku nga Lancia e karabinierëve.Sendet e vjedhura iu kthyen menjëherë të zotëve të shtëpisë. Shqiptarët e arrestuar janë: Serxhjo Xhafa 23 vjeç dhe Taulant Meto, 26 vjeç. Të tre të arrestuarit u dërguan në Burgune Sheshit Lanzia në Katania.
/gj.th agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





