Në datat 12-13 gusht, në shëtitoren “Taulantia” në Durrës do të mbahet panairi “Taverna e Adriatikut”. Qëllimi i organizimit të këtij panairi është promovimi i vlerave gastronomike dhe produkteve tipike të zonës, duke shërbyer kështu si një mundësi shumë e mirë për promovimin e potencialeve gastronomike të fshatrave turistikë të qytetit të Durrësit.
Në këtë panair do të ekspozohen produkte dhe shërbime tipike të zonës si: prodhimet e detit, nënproduktet e qumështit, frutat dhe perime të freskëta, verëra, raki, lule dhe bimë kurative, vaji i ullirit, mjaltë etj, me qëllim rivitalizimin e fshatrave turistikë si dhe krijimin e një destinacioni dhe atraksioni agroturistik i cili i ofrohet turistëve të apasionuar pas gastronomisë.
Ky panair organizohet nga Bashkia Durrës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Më poshtë mund të njieni dhe me agjendën e panairit 2-ditor, i cili hapet të shtunën në orën 19:00.