TIRANË, 19 shkurt 2013 – “Në vitin 2012 mortaliteti është ulur në shifrën prej 7.8/1000 duke e bërë kështu vdekjen foshnjore një shifrore, të krahasueshëm me vendet e zhvilluara si Franca, Spanja dhe Italia”, tha sot ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, në analizën vjetore të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Gjithashtu ministri Tavo vlerësoi si fakt shumë pozitiv vdekjen amëtare që rezulton të jetë në shifrën zero.  
Tavo theksoi se mbetet ende për t’u përmirësuar përqindja e lindjeve me prerje çezariane, e cila, ndonëse ka pësuar ulje, vazhdon të jetë e lartë në shifrën e 33.8%.