Tiranë, 27 mars 2013 – 1 milion dollarë ka akorduar qeveria shqiptare për rinisjen e operacioneve per transplantin e veshkës. Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ka garantuar kryerjen e investimeve brenda QSUT për arritjen e disa standardeve që kërkon transplanti i këtij organi. Nevoja për transplante në QSUT është 25-30 operacione gjatë një viti, ndërsa kapaciteti është 1-2 operacione gjatë një muaji.
Fillimisht operacionet do të kryhen në spitalet private që i ofrojnë kushtet për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve. Paralelisht sipas ministrit do të investohet që këto transplante të rinisin edhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë tereza”.
Ministri Tavo garantoi zgjidhje të problemit brenda një afati kohor katër vjeçar përmes lidhjes së kontratave me mjekët e rinj që do të specializohen në përputhje me kërkesat që kanë spitalet dhe qendrat shëndetësore në rrethe.





