Ylli i muzikës pop Taylor Swift dhe lojtari i NFL-së Travis Kelce pritet të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë në verën e vitit 2026.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, çifti ka nisur tashmë të njoftojë të ftuarit me mesazhe “ruajeni datën”, ndërsa ceremonia është planifikuar për më 3 korrik 2026 në New York City.

Fillimisht u përfol se dasma mund të mbahej në Rhode Island, ku Swift ka një pronë luksoze, por duket se zgjedhja ka rënë mbi një ambient më të madh në New York, për të përballuar numrin e lartë të të ftuarve VIP.

Qyteti ka një rëndësi të veçantë për këngëtaren, pasi ajo ka një lidhje të fortë personale dhe profesionale me të.

Edhe data e zgjedhur lidhet me një moment simbolik, pasi ceremonia do të zhvillohet një ditë para Independence Day, një festë që Swift e ka përmendur shpesh si të preferuar.

Historia e tyre nisi në verën e vitit 2023. Kelce kishte tentuar ta takonte Swift gjatë turneut të saj “Eras”, duke dashur t’i jepte një byzylyk me numrin e tij.

Më vonë, lidhja u bë publike kur këngëtarja u pa në një ndeshje të ekipit Kansas City Chiefs për ta mbështetur.

Pas dy vitesh lidhje, ata shpallën fejesën në gusht 2025. Tani, dasma e tyre pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të showbiz-it në vitin 2026.