Gjatë dy viteve të “Eras Tour”, Taylor Swift nuk shpërbleu vetëm skenën, por të gjithë njerëzit pas saj. Sipas PEOPLE, këngëtarja ka dhënë 197 milionë dollarë bonuse për stafin dhe performuesit e turneut, përveç pagave të tyre të rregullta. Në listë përfshihen: shoferë kamionësh, katering, teknikë instrumentesh, merch team, ndriçim e zë, produksion e asistentë, marangozë, balerinë, banda, siguria, koreografë, piroteknikë, riggers, grim/ flokë, garderobë, fizioterapistë dhe video team.
Në gusht 2023, kur mbylli pjesën e parë të turneut në Amerikën e Veriut, PEOPLE kishte raportuar se Swift kishte shpërndarë mbi 55 milionë dollarë bonuse. Këtë herë, shifra totale për dy vitet e turneut arrin në 197 milionë.
Turneu nisi në mars 2023 në Glendale, Arizona, dhe u mbyll me show-n final më 8 dhjetor 2024 në BC Place Stadium, Vancouver. Në skenë, Swift falënderoi publikun për rrugëtimin global, duke e quajtur Eras Tour një nga përvojat më intensive dhe sfiduese të jetës së saj. Më pas, para mbylljes së setlist-it, ajo i tha turmës se ishte “kapitulli më emocionues” i jetës së saj deri tani.
Pas shfaqjes së 149-të dhe të fundit, kompania e saj Taylor Swift Touring konfirmoi për The New York Times se:
-10,168,008 persona ndoqën turneun
-u shitën $2,077,618,725 bileta në total
Duke e bërë Eras Tour turneun me fitimin më të lartë nga biletat në histori, sipas raportimit të cituar.





