Këngëtarja Taylor Swift na ka surprizuar kur tregoi se ajo ruhet me kamera në çdo takim. Ky hap është ndërmarrë pas sulmit seksual në vitin 2013 për të rritur sigurinë.

29-vjeçarja ka treguar për këtë lloj mbikëqyrjeje, vetëm pasi DJ David Mueller arriti ta diktonte një gjë të tillë, teksa e ngacmonte, në një koncert në qendrën “Pepsi” të Kolorados. Ylli amerikan nuk e kurseu padinë për Muellerin dhe doli fituese në procesin gjyqësor. Swift nuk ka fajësuar ish-truprojën e saj, që nuk arriti ta ndalonte ngacmimin, pasi të gjitha rezervat i ka mbajtur për Mueller.

Taylor tregoi se tani e tutje, ekipi i saj i mbrojtjes do të vendosë kamera të drejtuara qëllimisht në pjesën e poshtme të trupit të saj. Kështu, nëse një gjë e tillë ndodh sërish, Taylor mund ta vërtetojë me pamjet nga “çdo kënd”.