“Mos harroni, krejt çiftet që janë ndarë, më dërgoni video për inat t’ex-ave se ne nuk vujmë, ne veç t’kallxojmë ça ke humbur”-Ky është mesazhi që ka lënë Tayna për fansat me lançimin e këngës së saj më të re “Kalle”.

Pas disa kohësh që e paralajmëroi në rrjetet sociale, më në fund ditën e sotme Tayna ka publikuar projektin e saj të radhës, i cili duhet pranuar është mjaft “hard”.

Kënga flet për një marrëdhënie të përfunduar, ku pas ndarjes në këtë rast djali fillon dhe ia kupton rëndësinë vajzës, mirëpo ajo tashmë ka lëvizur.

Nuk dimë të themi nëse teksti është i frymëzuar nga ndonjë histori personale e reperes, mirëpo me siguri mund të themi që do të jetë një hit.

Kjo u tregua edhe nga reagimet e shumta që pati në publikimin e vetëm një fragmenti më herët para publikimit. Mbetet për t’u parë sa klikime do të grumbullojë në ditët në vijim.