Regjistrimi në universitete do të nisë në fund të korrikut dhe të tre raundet do të aplikohen në U-albania. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ne nje konferencë për median, njoftoi pezullimin e rritjes së notës mesatare për pranimet në disa degë të Universitetit, ndërsa është hequr nota mesatare për artet dhe Sportet.

“Për shkak të pandemisë është pezulluar për një vit rritja e vazhdueshme e notës për të gjitha programet në mësuesi. Kjo do të aplikohet vitin tjetër, ndërkohë këtë vit nota mesatare do të jetë 7.5.

Për degët e gjuhëve të huaja është zbritur në 7 nota mesatare. Vitin tjetër do të vijojmë me rritjen e notës mesatare”.  

– Është hequr nota mesatare për degë të zbatuara në talent, Artet dhe Sportet. 

 -Është hequr nota mesatare për pranimet e studentëve nga trojet shqiptare jashtë Shqipërisë.  

Kriteret për të pranuar këto studentë i vendos vetë Universiteti, jo Ministria e Arsimit.

Regjistrimi

Në fund të korrikut hapet faza e parë e regjistrimit. Këtë vit do të jenë të tre raundet e regjistrimit në portalin U-albania. Kushdo që regjistrohet nga universiteti jashtë këtyre tre raundeve nuk merr numrin e matrikulimit.

Kush përfiton bursa 

Studentët në institucione të arsimit të lartë publik.

-Do të ketë përgjysmim i tarifave për studentët që kanë mbajtur mesataren mbi 6.

Bursa përfitojnë studentët me notë 9 dhe 10 dhe studentët e familjeve në nevojë.