Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor 25 nga 32 efektivët e policisë të arrestuar për korrupsionin në Morinë.

Togat e zeza të GJKKO-së shpallën të pafajshëm 7 efektivë, për këtë çështje. Ndërsa për 25 të pandehurit e tjerë gjykata i dënoi 1 deri në 1.8 vite burg. Po keshtu gjykata pezulloi dënimin me burg duke urdhëruar lirimin e tyre dhe vënien në shërbim prove për 2 vite e 8 muaj.

Operacioni për arrestimin e policëve u zhvillua me bujë prillin e kaluar, ku sipas  SPAK, u  dokumentuan 312 raste të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së.

Lista:

Lahert Sulo  2 vjet burg/ 1.4 vjet

Ani Hoxholli 2 vjet burg/ 1.4 vjet

Emilton Asllanaj i pafajshëm

Halim Shehu 2.6 vjet burg/1.8 vjet

Arben Kastrati 2 vjet/1.4 vjet

Arjan Sokoli 2 vjet/ 1.4 vjet

Dashnor Braha 2 vjet/ 1.4 vjet

Elidjana Toçila 2 vjet/ 1.4 vjet

Endrit Uka  2 vjet/ 1.4 vjet

Fatri Iseberi 2.6 vjet/ 1.8 vjet

Fatri Braha 2 vjet/ 1.4 vjet
Artan Redhaj i pafajshëm

Gëzim Duraku 2 vjet/ 1.4 vjet

Haqif Halilaj  2 vjet/ 1.4 vjet

Kapllan Dogjani 2 vjet/ 1.4 vjet

Mimoza Shahinaj 2 vjet/ 1.4 vjet

Muhamet Cengu 2 vjet/ 1.4 vjet

Rezarta Lako 2 vjet/ 1.4 vjet

Urim Lamo 2 vjet/ 1.4 vjet

Vehbi Nerguti 2 vjet/ 1.4 vjet

Vojsava Selmani 2 vjet/1.4 vjet

Xhuljana Maksutaj 2 vjet/ 1.4 vjet

Bedri Duraku  2 vjet/ 1.4 vjet

Avni Tërshalla i pafajshëm

Arben Goço 2 vjet/ 1.4 vjet

Reni Dokolli   i pafajshëm

Shpëtim Cenaj  i pafajshëm

Sulë Onuzaj i pafajshëm

Atli Jashari 1 vit burg ushtrim ndikimi

Klevis Salkurti i pafajshëm

Xhafer Elezi  1 vit burg ushtrim ndikim

Sazan Ibra  1 vit burg ushtrim