Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan  Çapjan, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekën.

Ata janë të akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në  vitin 2012.

Në fuqi mbeti edhe dënimi me nga 25 vite burg për Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani. Ndërsa i penduar i drejtësisë Ervis Bardhi është dënuar me 15 vjet heqje lirie.