Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në të ardhurat për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025.
Të dhënat janë bërë të ditura në faqen zyrtare te Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa të dy këta tregues e pozicionojnë vendin tonë ndër të fundit në Europë.
Treguesi i të ardhurave për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, në vitin 2025 ka arritur në 11 mijë dollarë dhe me këto nivele, Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut me 10 400 dhe Bosnjë-Hercegovinës me 9500 dollarë, ndërsa disa vite më parë, renditej pas tyre.
Në rajon, kryesimin e ka marrë Serbia, me 15 300 mijë dollarë për frymë, duke ia kaluar Malit të Zi me 14 900 dollarë.
Ndërkohë, shteti më i varfër i Europës vijon të mbetet Kosova me 8040 USD për banor.
Shqipëria është favorizuar vitet e fundit nga nënçmimi i Euros dhe Dollarit, duke rritur automatikisht të ardhurat për frymë të popullatës.





