Katër persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një banesë mbrëmë rreth orës 22:30, në fshatin Porodinë të Korçës.

Policia thotë se autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur, sipas deklarimeve të pronarit të banesës, 38-vjeçarit me iniciale E.D.

Gjatë tentativës së grabitjes, ata lënduan lehtë njërin prej pjesëtarëve të familjes dhe më pas u larguan pa marrë asgjë.

Në vendngjarje shkuan forcat policore, të cilat kanë nisur hetimet për tentativën e vjedhjes.

Uniformat blu kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.