Dy persona të armatosur secili me pistoletë u arrestuan nga forcat e Komisariatit Nr.2 të Policisë së Tiranës gjatë një aksioni në zonën e Selitës.
Policia kishte marrë informacion se me një automjet udhëtonin disa persona të armatosur.
Menjëherë u vunë në ndjekje uniformat blu dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Në pranga ranë Redi Hoxha 36 vjeç , drejtues i mjetit dhe Alban Begeja 42 vjeç pasagjer në makinë. Të dy këta persona ishin të armatosur me pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.





