Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët në Tiranë, raportuesi për Shqipërinë në PE Kunut Fleckenstein nuk i ka shpëtuar një pyetjeje lidhur me akuzat e opozitës për kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.
Cili është opinioni për Vangjush Dakon. Si e shihni kërkesën e opozitës që duhet të arrestohet domosdoshmërish për lidhje me korrupsionin?
Ju i dini gjërat më mirë se unë. Kam dëgjuar për këto akuza që bëhen për kryebashkiakun e Durrësit. Unë besoj se nesër do të shkoj në shtëpi, në Gjermani. S’jam gjyqtar. Do të duhet të lejohet që prokuroria të bëjë punën e vet. S’kam ndonjë mendim për këtë çështje. Dëgjoj me kujdes çfarë thuhet. Por nuk duhet të them se kush ka të drejtë, apo jo.





