Mesfushori turk Arda Turan nuk do të jetë pjesë e Barcelonës për dy sezonet e ardhshme, pasi klubi katalanas ka zgjedhur ta huazojë 30-vjeçarin te Gallatasaraji, skuadër në të cilën është formuar si futbollist.

Mos gjetja e hapësirave të Barcelona, solli që mesfushori të kthehet në vendlindje me shpresën për të kapur formën e mëparshme.

Arda Turan ka kontratë me Barcelonën edhe për 3 vitet e ardhshme dhe do t’i duhet të rikthehet sërish në Spanjë pas periudhës së huazimit në Turqi.

Kujtojmë që katalanasit para 2 sezonesh paguan plot 40 milionë euro, për të siguruar shërbimet e mesfushorit i cili u ble nga Atletiko Madrid. Te Barcelona 30-vjeçari u aktivizua 36 takime ku arriti të shënonte 5 gola.