-
Flet Anna, menaxherja dhe balerina e klubit të striptizës në kryeqytet
21 shkurt 2014 – Për pak javë mbushin dy vite si biznes, por funksionon bukur dhe të gjithë janë të kënaqur. Për këtë gjë flet menaxherja dhe balerina kryesore e një klubi striptize në Tiranë, e cila për gazetën ”Panorama” zbulon se pas Tiranës, në Durrës kanë hapur një lokal të dytë, ndërsa tashmë destinacion tjetër kanë Prishtinën dhe, pse jo, shumë vende të tjera ku jetojnë shqiptarët. Për veten thotë se nuk ndien konkurrencë, sepse është shumë profesioniste në kërcim.
Çfarë klientësh keni, për çfarë vijnë, sa kohë u bë që funksiononi si biznes?
Shumë shqiptarë e po ashtu edhe të huaj. Është një stil i ri argëtimi dhe shumë ndryshe nga të tjerët. Më 8 tetor bëjmë dy vite si lokal dhe për këtë kemi menduar një festë madhështore, ku do marrin pjesë grupmosha të ndryshme dhe nuk do mungojnë as femrat aty. Te ne janë të mirëseardhur të gjithë, qoftë për argëtim e qoftë për kulturë.
Sa është fitimi mujor në këtë biznes?
Po punove, ke të ardhura.
Si reagojnë të pranishmit kur shfaqesh në skenë për të kërcyer?
Normal që kur dal unë ndizet skena, unë dal me këngë që godet direkt veshin e mysafirit, dhe të gjithë presin se çfarë performance do bëj, e pasi të mbarojë gjithë shoë, më duartrokasin dhe komplimentojnë duke thënë bravo Anna na e kënaqe syrin.
A ndien konkurrencë si klub apo edhe ti si balerinë?

Përveç këtyre dy klubeve që keni hapur në Tiranë dhe Durrës, ju së shpejti do hapni edhe klubin në Prishtinë. Është ky qëllimi, që të pushtoni edhe atje tregun?
Qëllimi nuk është të pushtojmë tregun, por kur klubi ka shumë sukses, pse të mos e shtrijmë biznesin edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi? Vlen të përmendet se suksesi që kemi në të dyja klubet në Shqipëri duhet përhapur edhe më tej, gjithandej nga jetojnë shqiptarët.
Në Kosovë gjithashtu ekziston një femër e famshme me nofkën Kallashi edhe ajo është balerinë, mendon se do të të bëjë konkurrencë?
Nuk e di se kush është Kallashi. S’mendoj se ka femër që më bën krijon problem, pasi të gjithë njerëzit kanë shije të ndryshme, kam aftësitë e mia dhe prandaj nuk ndiej konkurrencë. Për mua femra e parë konkurrente ka vdekur, ndërsa e dyta nuk ka lindur ende (qesh).
Deri në çfarë kohe ke menduar ta bësh këtë punë?
Derisa të bëhem mama (qesh).
E ke menduar kur?
Jo, nuk e kam menduar se kur. Jam ende e re, por nuk e quaj punë, sepse është pasioni im dhe gjithmonë do të performoj. Ku ka më mirë se kur të komplimentojnë dhe duartrokasin njerëzit për vlerat që ke.





