SHBA, 13 shkurt 2013 – Askush ndoshta nuk do të kishte menduar se pas rrobave të trasha që veshin kur praktikojnë dhe ushtrojnë sportin e tyre do të qëndronin të fshehur trupa kaq seksi. Një surprizë e vërtetë ka qenë numri i rradhës së revistës Playboy, kopertina e së cilës është zënë nga tre bukuroshe skiatore.
Tre nga skiatoret më të mira në Gjermani kanë vendosur të zhvishen për Playboy. Mes tyre është edhe ylli Isabella Laboeck, 26 vjeç, që sapo është shpallur kampione bote në snowboard.
Për Playboy janë zhveshur edhe skiatoret Melani Faisst, 23 vjeç dhe Sabrina Weilharter, 21 vjeç. Të tre vajzat kanë realizuar një set fotografik vërtet “hot” për revistën e njohur të meshkujve.
“Pse një fytyrë e bukur nuk mund të tregojë trupin e saj estetik? Në sportin tim nuk mund ta tregoj trupin tim si në volejboll plazhi”,- thotë Isabella Laboeck. Duket se pas këtij seti fotografik, Isabella dhe dy skiatoret e tjera do shtojnë ndjeshëm numrin e fansave.