Një zhytës i marinës tajlandeze ndërroi jetë në operacionet vullnetare për shpëtimin e 12 fëmijëve dhe trajnerit të tyre të bllokuar në një shpellë në veri të Tajlandës.

Zhytësi 38-vjeçar, pjesë i njësive elitare të marinës merrej me dërgimin e bombolave të oksigjenit në shpellë.

Por ai humbi ndjenjat dhe ndërroi jetë, teksa ishte zhytur në ujërat e pjesëve të përmbytura të shpellës, pasi i mbaroi oksigjeni në bombolën e vet.

13 personat ndodhen prej rreth 2 javësh në shpellë, pasi hyrja e saj është bllokuar nga përmbytja.

Fëmijët po mësojnë aktualisht zhytjen, pasi nuk ka mënyrë tjetër për t’i nxjerrë ata prej andej, deri në mbarimin e sezonit të shirave pas 4 muajsh.