FRANCE, 13 mars 2013 – Mikro kapsula me parfum të vendosura në fibrat e pambukut. Është kjo risia unike në botë, e cila do shërbejë për prodhimin e mbathjeve për meshkuj me parfum trëndafili.

“Do mjaftojë vetëm ecja që aroma e tyre të përhapet në pantallona. E kemi krijuar këtë produkt për një mashkull sa më elegant dhe komod, duke bërë bashkë traditën franceze dhe teknologjinë e lartë”, shprehet themeluesi i markës "Slip francais", Guillaume Gibault.

Kjo firmë ekziston prej vitit 2011 në Francë dhe tregton të brendshme për meshkuj dhe femra.

Kjo markë do ti nxjerrë produktet në shitje online, shoqëruar me risinë e të mbathurave të parfumosura.