AUSTRALI, 22 prill 2013 – Një shpikje teknologjike pritet t’u vijë në ndihmë të gjitha çifteve që jetojnë në distancë. Në Australi është prezantuar një projekt që është ende në fazën e eksperimentimit e që ka marrë emrin “Fundawear”.

Në videon që ilustron projektin shfaqen një mashkull dhe një femër që mbajnë veshur të brendshme të pajisura me sensorë. Njëkohësiht ata mbajnë në dorë një smartphones dhe përmes një aplikacioni arrijnë të “prekin” pjesët më intime.

Shpikja është projektuar t’u vijë më shumë në ndihmë çifteve që jetojnë larg njeri – tjetrit. Gjithsesi shtrohet pyetja: Po nëse smartphone humb!?

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/