Gjatë një takimi me gra dhe vajza të burgosura, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është vënë në siklet, kur një prej grave i ka kërkuar që të mos gatuhet përditë lakra, por të ndryshojë ushqimi.
Me sportivitet përpara kamerave, ministri tha se do të qëndronte bashkë me to për drekë duke ngrënë një pjatë lakra, por i duhej të largohej sepse kishte mbledhje qeverie.
Debati
Manjani: Mirë t’ju urojmë lakër të mbarë, se më duket se paskeni lakër sot…
E burgosura:Po na i ndërroni ato lakra, nuk i duam përditë.
Manjani:Po pra këtë po më thoshte drejtoresha…
Drejtoresha:Tani me lejen tuaj do t’i përcjellim
Manjani:Me thënë të drejtën, do të më pëlqente një pjatë me lakra sot, do të kisha ndenjur me qejf me ju. Po duhet të ikim në qeveri. Do të vijmë një ditë tjetër.





