Greqi, 15 qershor 2014 – Prej katër ditësh të burgosurit në burgun e Dhiavata të Greqisë kanë hyrë në grevë urie, pasi u është mohuar leja e përkohshme. Lajmi është konfirmuar nga vetë të burgosur shqiptar për News24.

Siç dihet në këtë burg ka dhe shumë shqiptar, të cilët kryejnë dënimin për veprat e tyre penale. Sipas rrëfimeve të të burgosurve shqiptare, leja e përkohshme, siç e përcakton dhe ligji, për të dal nga burgu nën mbikëqyrjen e policisë, për aq ditë sa e vendosin strukturat përkatëse, u është mohuar pasi paragjykohen se janë të huaj. 

“Më është refuzuar leja 9 herë, më takon me ligj”,- kështu tregon për News24, i burgosuri shqiptar, Marsel Bode. Sipas shqiptarit që vuan dënimin në këto ambiente, mësohet se në burg ndodhen 350 të burgosur, mes të cilëve 150 shqiptarë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/