Ai e tërhoqi Genoan drejt promovimit në Serie A dhe këtë sezon i ka mahnitur të gjithë me gola, asiste dhe lojë cilësore. Fjala është për Albert Gudmundsson, i cili është gati të niset drejt një klubi të madh në merkaton e verës.

Fiorentina u përpoq, me këmbëngulje pa sukses, tani Juventus, Napoli dhe Interi e kërkojnë, me mundësinë e lartë të zhvillimit të një ankandi.

Pa harruar interesin nga Premier League angleze, e cila është ëndrra e vërtetë e islandezit.

Manovrat kanë filluar: nëse De Laurentiis mund të lëvizë me miliona duke ditur se do të arkëtoj shumë para nga shitja e Osimhen, Inter dhe Juventus synojnë të fusin në marrëveshje lojtarë të tjerë për të gjetur akordin. Çmimi i tij është jo më pak se 35 milionë euro.

Drejtori i Juves, Giuntoli, në pritje të grumbullimit të parave nga shitjet, mund të joshë klubin e Genoa me Miretti dhe Barrenechea premtues.

Nuk duhet lënë pas edhe Marotta me disa lojtar të rinj si Satriano, Zanotti dhe madje edhe Francesco Esposito, tani i huazuar te Spezia.

Drejtori i Përgjithshëm i zikaltrve, i përforcuar nga marrëveshja e re e Zhang me Pimco, synon ta mbyllë transferimin e 26-vjeçarit me formulën e ‘zakonshme’: huazim me detyrim blerje.

Dhe më pas vjen Napoli. Gudmundsson është një tifoz i De Laurentiis që admiron cilësinë dhe imagjinatën e tij.

Drejtuesit e Napolit kanë pyetur për fizibilitetin e operacionit dhe marrëveshja nuk do të jetë e vështirë, nga shitjet e planifikuara.

Megjithatë, nuk është e lehtë të arrihet një marrëveshje me klubin kuqeblu, pasi ka shumë konkurrencë.

Në fund janë ekipet angleze, që nuk i kanë problem paratë, por për momentin vetëm Tottenhami është interesuar.

Deri më tani në këtë sezon Albert Gudmundsson ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 35 ndeshje mes Serie A dhe Kupës së Italisë.