Dy olimpiada po zhvillohen sot në qytetin e Durrësit për nxënësit e shkëlqyer. Në ambientet e shkollës së mesme “Leonik Tomeo” nxënësit e dalluar të shkollave 9-vjeçare marrin pjesë në Olimpiadën e Matematikës, ndërsa për gjimnazistët zhvillohet Olimpiada e Gjeografisë.

Fjalën e mirëseardhjes për këtë aktivitet të rëndësishëm e mbajti drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Avni Çuni, më pas nxënësit iu drejtuan bankave për të testuar njohuritë e tyre të thelluara përkatësisht në matematikë dhe gjeografi.

Nxënësit pjesëmarrës në olimiadat e sotme i janë nështruar një faze të mëparshme testimi, ku kanë rezultuar fitues dhe janë përzgjedhur për fazën finale.

Në ditët në vijim pritet të dalin rezultatet dhe të shpallen më të mirët e Durrësit për vitin 2017, në matematikë e gjeografi.  

Në fotot e siguara nga “DurrësLajm”, duket se pjesëmarrja e nxënësve ka qenë masive, çka dëshmon për nivelin e lartë arsimor në shkollat 9-vjeçare e të mesme të qytetit. 

R.O.