Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. P., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur;

F. Gj., 30 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në gjëndje të dehur;

D. J., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, në gjëndje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

T. L., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

A. G., 33 vjeçe, banuese në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.