Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës arrestuan në flagrancë 3 drejtues mjetesh. Dy prej tyre ishin të dehur në timon, ndërsa një 22-vjeçar nga Manza u përplas me një mjet tjetër, e si pasojë mbetën të lënduar 2 persona.

Në pranga ranë:

E. G., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur; 

I. S., 41 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

I. N., 22 vjeç, banues në Manzë, pasi në Krujë, duke drejtuar mjeti tip “Audi” pa targa, është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjerët në mjetin tip “Benz”, të cilët pas mjekimit në spital janë larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.