Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj në Tiranë që janë konstatuar duke bërë gara shpejtësie në gjendje të dehur.
Në pranga janë vënë shtetasit me iniciale D. D., 22 vjeç dhe B. U., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ata janë konstatuar në rrugën “Abdi Toptani”, janë konstatuar duke bërë gara shpejtësie me automjete që i drejtonin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Gjithashtu, ata nuk iu janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve.