Arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjetesh në Durrës, të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. K., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

B. J., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur.

G. B., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur dhe ka goditur një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.