Dy persona nga Durrësi janë arrestuar nga policia, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre nën efektin e alkoolit.
Të arrestuarit janë Ardian Sulejmani 27 vjeç, dhe Adriatik Krasniqi 41 vjeç.
Sulejmani u kap në lagjen nr. 13, Plazh duke drejtuar mjetin tip “Reno” me targa AA 895 AS në gjendje të dehur.
Krasniqi u kap në rrugën e zonës së Plazhit në Qerret të Kavajës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” në gjendje të dehur në masën e alkoolit 0.91 mg/l dhe 0.99 mg/l, si edhe pa leje drejtimi.





