Të drejtosh makinën në gjendje të dehur përbën shkelje ligji e cila dënohet me disa vite burg apo më e rëndë akoma, me humbjen e jetës.
Mirëpo edhe pse të vetëdijshëm për rrezikimin e jetës së tyre apo të të tjerëve, sërish shumë shoferë e ndërmarrin një hap të tillë.
Gjatë ditës së djeshme, një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit ndërsa për një 32-vjeçar janë referuar materialet pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, pasi teksa drejtonin automjetet e tyre në gjendje të dehur, kanë shkaktuar aksidente.
Sipas policisë, 40-vjeçari A.V. banues në fshatin Rrotull, teksa drejtonte autmjetin e tij “Benz’ në gjendje të dehur, ka goditur nga pas mjetin tip "Nissan", në fshatin Koxhas, me drejtuese shtetasen K.S vjeç 21, banuese në Tiranë.
Ndërsa 32-vjeçari H.M. banues në Tiranë, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, në Maminas ka goditur kamionçinën tip “Benz” me drejtues E.Q, vjeç 43 banues në Durrës.
Për pasoje sipas bluve të Durrësit, 43-vjeçari ka goditur mjetin tip “Fiat”, me drejtues I.H, vjeç 27, banues në Durrës. Nga burimet zyrtare mësohet se 32-vjeçari nga Tirana është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Të dy rastet do të ndiqen për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur" sipas nenit 291 i Kodit Penal.
Njoftimet e policisë
*Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.V vjeç 40, banues në fshatin Rrotull, pasi në autostradë, në fshatin Koxhas, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz” ka goditur nga pas mjetin tip “Nissan”, me drejtuese shtetasen K.S vjeç 21, banuese në Tiranë. Neni 291 i Kodit Penal.
*Më datë 16.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin H.M, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në Maminas, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, ka goditur kamionçinën tip “Benz” me drejtues E.Q, vjeç 43 banues në Durrës, e cila ka goditur mjetin tip “Fiat”, me drejtues I.H, vjeç 27, banues në Durrës, për pasojë është dëmtuar H.M i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 291 i Kodit Penal.





