Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë tre shoferë pasi janë kapur në timon pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

J. S., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, pa leje drejtimi.

M. N., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Punto” në gjendje të dehur. 

K. B., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Xhafzotaj, Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.