Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, dy persona, që ishin të dehur në timon.
Në pranga ranë shtetasit L. L., 41 vjeç, banues në Durrës dhe B. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





