Një 33-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania dhe  dhe një 31-vjeçar Spanja drejt vendimit tonë, pasi ndaj tyre GJKKO ka caktuar masën “arrest me burg” për veprimtari kriminale, të kryera në kuadër të dy grupeve kriminale.

Nga Frankfurti u ekstradua një 33-vjeçar i lindur në Palestinë, i akuzuar si organizator i disa rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt 4500-5000eurove/person, për kalim ilegal në shtetet e BE-së, nga deti dhe nga toka.

Ndërkohë, nga Barcelona u ekstradua një 31-vjeçar shqiptar, i akuzuar për shitje dhe për trafikim të lëndëve narkotike.