26 nentor 2013- Dalin para trupit gjyqësor katër të dënuarit që u arratisen nga burgu i Drenovës e që u kapën pak kohë pas arratisë.  Ata janë sjellë në gjykatë në kushte shumë të rrepta sigurie, të lidhur me zinxhirë.  Seancat në ngarkim për Admir Tafilin, Fran Marashin dhe Gëzim Gurin po mbahen në salla të ndara dhe me dyer të mbyllura.

Ndërkohë në një tjetër sallë të Gjykatës është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj të arratisurit tjetër Artur Gora, për të cilin u vendos masa e sigurisë arrest me burg.Masa e sigurise burg pa afat eshte dhene edhe per Admir Tafilin i cili e ka pranuar se ka qenë truri i arratisjes nga burgu i Drenovës. 

"Unë e organizova arratisjen nga burgu, për shkak të një gjykimi të padrejtë. Nuk kam lënduar asnjeri.”- deklaroi Tafili në Gjykatë. 

Admir Bahri Tafili, vitlindja 1975, lindur e banues në Shkodër. Tafili akuzohet për vrasjen e dyfishtë, të Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi, 31 dhe 25 vjeç që ndodhi më 18 mars rreth orës 08:00 në fshatin Grudë e Re, të komunës Rrethina. 

Gjykata e Korçës vendosi masën burg pa afat edhe për të arratisurin tjetër, Fran Marashi, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm si anëtar i bandës që shkaktoi masakrën e Urës Vajgurore në vitin 1996. Marashi deklaroi se ishte arratisur nga burgu për të kërkuar vëmendje, në mënyrë që dosja e tij të rihapet. Ai tha se do të rikthehej në qeli, pasi të kishte shkuar në një televizion ku të kërkonte publikisht rihapjen e dosjes. 

"Nuk do rrija në arrati, do shkoja në një televizion to kërkoja ndihmë për rihapje të dosjes. Jam i pafajshëm.” – u shpreh Marashi. 
 

Masa “arrest me burg” eshte dhene edhe për 3 bashkëpunëtorët e të arratisurve të burgut të Drenovës, Olsion Maçi,  Albi Meçini dhe Ervis Lami.