Që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë, autoritetet ukrainase kanë dokumentuar rreth 130,000 incidente që mund të përbëjnë krime lufte, duke përfshirë 301 raste të dhunës seksuale, të kryera nga trupat e Moskës.
Këtë e ka bërë të ditur Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andrei Kostin.
“Pushtuesit rusë vranë më shumë se 12,000 civilë, përfshirë 551 fëmijë,” shtoi Kostin gjatë në një panel kushtuar pasojave humanitare të agresionit rus, si pjesë e samitit të paqes në Lucern. Prokurori i Përgjithshëm shpjegoi se shifra përfshin vetëm “të dhëna të konfirmuara”.