Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit tonë janë kryer 801 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 112 persona.
Po ashtu, Ministria njoftoi se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 persona, duke e çuar numrin total të viktimave të pandemisë 271. Ndërsa 132 persona e kanë fituar betejën me sëmundjen.





