Shqipëria po përballet me një humbje të ndjeshme të elitës profesionale. Sipas të dhënave për vitin 2023-2024 nga raporti ndërkombëtar i BERZH, 1 në 4 të arsimuar shqiptarë ka emigruar, duke e çuar nivelin e largimit në rreth 23% të popullsisë së diplomuar.
Ky tregues e vendos vendin mes ekonomive me ‘brain drain’ ose thene ndyshe ‘Ikje e trurit’ ne rajon e jo vetem
Por edhe pse me kete përqindje te vogel të kthimeve raporti thekson se të kthyerit shpesh përbballen me rrezikun e papunësisë, duke treguar vështirësi në riintegrim në tregun vendas të punës.

Grafiku i raportit të BERZH tregon qartë se ndalja e kësaj prirjeje mbetet një sfidë, pasi kthimi i të arsimuarve është minimal, vetëm 2-3% e tyre rikthehen në Shqipëri pas studimeve ose eksperiencave profesionale jashtë vendit.

Kjo krijon një pabarazi të thellë mes largimeve dhe rikthimeve, duke ushtruar presion të fortë mbi tregun e punës dhe mbi sektorët që kërkojnë fuqi pune të kualifikuar.

Ky trend nuk eshte vetëm për Shqipërinë, pothuajse te gjitha vendet e ballkanit duke nisur nga Maqedonia e Veriut, Bosnja, Serbia dhe Kosova shfaqin te njejtin tendence.

E kunderta ndodh me vendet perendimore qe shfaqen ne grafik si Gjermania, SHHBA dhe Italia te cilat duket se po perfitojne nga ‘Ikja e trurit’ duke terhequr me shume profesioniste seesa humbasin.

Largimi i profesionistëve e pengon modernizimin e ekonomisë dhe rrit produktivitetin me ritme me te ulet. Në këtë mënyrë, shqiperia rrezikon të mbetet një vend që prodhon talent, por nuk arrin ta mbajë.